Peja Europiane
PDK kërkon votat në Pejë. Hashim Thaçi thotë se me PDK’në, Peja do të hiqet nga izolimi që e ka përfshirë viteve të fundit. Në vargun e premtimeve, përmendi Autostradën Pejë-Gjakovë-Prizren.
Lajme
Hashim Thaçi ka qëndruar të mërkurën në Pejë, ku ka kërkuar votat që PDK ta udhëheqë këtë qytet në katër vjetët e ardhshme.
Ai ka thënë se me PDK’në, Peja do të hiqet nga izolimi që e ka përfshirë viteve të fundit dhe se ky vend do ta ketë një qeverisje ndryshe.
Në varguan e premtimeve, ndërkaq, Hashim Thaçi ka përmendur Autostradën Pejë-Gjakovë-Prizren.
“Si Kryetar i ardhshëm i Pejës, do ta keni përkrahjen e plotë si ekipi juaj, ju asamblistë të nderuar, për të punuar për një të ardhme më të mirë, më të sigurt, më zhvillimore. Rritjen e mirëqenies shoqërore të qytetarëve në Pejë, por edhe për perspektivën, mbi të gjitha, europiane, të Pejës”, ka dekaruar Thaçi, para elektoratit.
“Ju siguroj se do të punojmë maksimalisht dhe sot zotohem se do të punojmë në mënyrë që të fillojë edhe kjo trevë të shkëputet nga ky izolim që e ka përfshirë viteve të fundit dhe të fillojmë ndërtimin edhe të Autostradës Pejë-Gjakovë-Prizren”.