Peja e fillon me humbje

Peja e nisi me humbje aventurën në Ligën Ballkanike. Skuadra kampione e Kosovës në basketboll u mposht në duelin e parë në Gjevgjeli nga ekipi maqedonas, KK Kozuv me rezultat 84:79. Peja e filloi mjaft mirë duelin dhe pas çerekut të parë ishte në disavantazh prej vetëm dy pikësh, kurse atë të dytin e fitoi…

Sport

15/10/2013 20:00

Peja e nisi me humbje aventurën në Ligën Ballkanike. Skuadra kampione e Kosovës në basketboll u mposht në duelin e parë në Gjevgjeli nga ekipi maqedonas, KK Kozuv me rezultat 84:79.

Peja e filloi mjaft mirë duelin dhe pas çerekut të parë ishte në disavantazh prej vetëm dy pikësh, kurse atë të dytin e fitoi me rezultat 20:16 dhe shkoi në pushim në avantazh 44:42.

Mirëpo, vendasit shfaqën lojë më të mirë në vazhdim dhe rikthyen epërsinë pas çerekut të tretë të cilin e mbyllën me rezultat të favorshëm 24:16, kurse në të katërtin pas një lojë mjaft dramatike dhe tejet të baraspeshuar, Kozuv arriti të ruajë epërsinë dhe shënoi fitore.

Frederick House realizoi 20 pikë për Pejën, i ndihmuar nga George Odufuwa (15) dhe Vedran Morovic 13, si basketbollistët e vetëm me pikë dyshifrore.