Peci nënshkruan kontratën për mirëmbajtjen e ndriçimit publik në Mitrovicë
Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për mirëmbjajtjen e ndriçimit publik. Peci, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se në të gjitha rrugët e Komunës së Mitrovicës tanimë do të bëhet funksionalizimi i ndriçimit publik. Postimi i tij i plotë: Sot…
Lajme
Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për mirëmbjajtjen e ndriçimit publik.
Peci, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se në të gjitha rrugët e Komunës së Mitrovicës tanimë do të bëhet funksionalizimi i ndriçimit publik.
Postimi i tij i plotë:
Sot nënshkrova kontratën për mirëmbajtjen e ndriçimit publik. Në të gjitha rrugët e Komunës së Mitrovicës tanimë do të bëhet funksionalizimi i ndriçimit publik, ndërsa do të vazhdojmë me shtrirjen e ndriçimit edhe në rrugët që ende nuk e kanë të instaluar këtë rrjet.