Peci: Hapja e Urës së Ibrit përfundimisht varros idenë e krisur për ndarjen e veriut

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci ka shkruar pasi BE ka thënë se janë përmbushur kriteret për hapjen e Urës së Ibrit. Ai ka thënë se këto kritere janë përmbushur nga këmbëngulësia përballë çdo pengese e trysnie, shkruan lajmi.net. “Në fushatën e fundit, bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, jemi zotuar se do të hapim…

Lajme

17/08/2026 10:13

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci ka shkruar pasi BE ka thënë se janë përmbushur kriteret për hapjen e Urës së Ibrit.

Ai ka thënë se këto kritere janë përmbushur nga këmbëngulësia përballë çdo pengese e trysnie, shkruan lajmi.net.

“Në fushatën e fundit, bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, jemi zotuar se do të hapim një kapitull të ri për Mitrovicën. Hapja e Urës së Ibrit është kapitull që shkruan historinë përtej Kosovës e që përfundimisht varros idenë e krisur për ndarjen e veriut. Urime Kosovë”, ka shkruar Peci. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: