Peci e konfirmon: Albulena Haxhiu propozohet sot sërish për Kryetare të Kuvendit

Në Kuvendin e Kosovës kanë filluar të arrijnë deputetët e zgjedhur të legjislaturës së nëntë më radhë. Sot është vazhdimi i seancës konstituive, ku pritet që Lëvizja Vetëvendosje të propozojë sërish emrin për kryeparlamentar. Deputeti nga radhët e Listës Guxo, Faton Peci ka konfirmuar se Vetëvendosje do të propozojë sërish Albulena Haxhiun për Kryetare të…

Lajme

21/04/2025 14:26

Në Kuvendin e Kosovës kanë filluar të arrijnë deputetët e zgjedhur të legjislaturës së nëntë më radhë.

Sot është vazhdimi i seancës konstituive, ku pritet që Lëvizja Vetëvendosje të propozojë sërish emrin për kryeparlamentar.

Deputeti nga radhët e Listës Guxo, Faton Peci ka konfirmuar se Vetëvendosje do të propozojë sërish Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit.

“Ta shohim a i kemi numrat. Albulena Haxhiu është kandidate përsëri”, deklaroi ai, transmeton lajmi.net.

Vazhdimi i seancës konstituive pritet të nis brenda gjysmë ore, e thirrur saktësisht për në ora 15:00.

Nga PDK,LDK dhe AAK kanë deklaruar se nuk kanë ndryshuar qëndrim sa i përket emrit të Haxhiut./Lajmi.net/