PDK publikon raportet financiare (DOKUMENT)

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) publikon raportet financiare, sipas premtimit që e ka bërë një ditë më parë kryetari Kadri Veseli.

Lajme

26/01/2017 19:09

Buxheti i Partisë Demokratike të Kosovës është ndarë nga Fondi për Demokratizim, që është në kuadër të buxhetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe u ndahet të gjitha subjekteve parlamentare sipas numrit të deputetëve.

Partia Demokratike e Kosovës, që nga themelimi e deri më tash, i ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të gjitha raportet financiare.

Të bashkëngjitur, mund t’i gjeni katër raporte, të ndara në tremujore, për buxhetin e vitit 2015 të Partisë Demokratike të Kosovës.

Sipas afateve ligjore, PDK do t’i publikojë raportet financiare të vitit 2016 më së largu deri më 31 mars të këtij viti. /Lajmi.net/

fina1 fina2 fina3 fina4 fina5 fina6 fina7