PDK paralajmëron për masa ligjore nëse nuk iu emërohet anëtari i dytë në KQZ
Partia Demokratike e Kosovës, do të përdorë të gjitha rrugët ligjorët pas mos emërimit të anëtarit të dytë në KQZ. Kështu ka bërë të ditur kandidati i PDK-së për këtë pozitë, në KQZ, Rashit Qalaj, i cili tha se nuk e përjashtojnë dërgimin e kësaj çështjeje në Kushtetuese por që aktualisht po presin vendimin nga…
Lajme
Partia Demokratike e Kosovës, do të përdorë të gjitha rrugët ligjorët pas mos emërimit të anëtarit të dytë në KQZ.
Kështu ka bërë të ditur kandidati i PDK-së për këtë pozitë, në KQZ, Rashit Qalaj, i cili tha se nuk e përjashtojnë dërgimin e kësaj çështjeje në Kushtetuese por që aktualisht po presin vendimin nga U.D. presidentja, Albulena Haxhiu.
“PDK është në pritje të vendimit të u.d. Presidentes së shtetit të dekretojë anëtarin e dytë të PDK- në KQZ. Nuk është duke pasur ndonjë veprim nga ushtruesja e detyrës edhe pse e ka obligim kushtetues. PDK iu ka drejtuar me shkresë edhe ish-presidentes Osmani edhe u.d presidentes që sa më parë të dekretojnë anëtarin e dytë mirëpo s’ka ndonjë veprim jemi në pritje kjo të ndodh. Normalisht që PDK-ja do të përdorë të gjithë mekanizmat ligjor në mënyrë që kjo punë të kryhet ashtu siç e garanton Kushtetuta e Kosovës. Besoj se PDK do t’i marr të gjitha veprimet me kohë që sa me shpejtë të dekretohet dhe anëtari i dytë, se përjashtojmë (dërgimin në Gjykatë Kushtetuese) por jemi në pritje të vendimit. Momentalisht s’ka diçka jemi në pritje”, tha Qalaj për RTV21.