PDK nuk i frikësohet Vetëvendosjes se do t’ia marrë bastionet – i çon ‘selam’ Albin Kurtit

Partia Demokratike e Kosovës nuk i frikësohet Vetëvendosjes që mund t’ia marr bastionet e saj.

Lajme

06/12/2020 20:38

Drenica qëndron stoike ndaj PDK-së që nga paslufta e Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, e cila është nga kjo anë, shprehet shumë e sigurt për rritjen e partisë dhe fuqizimin e bastioneve.

YouTube player

E pyetur se a i frikësohet Vetëvendosjes, e cila ndau Llapin me LDK-në pas 20 vitesh, thotë se Albin Kurti vitin e ardhshëm kur edhe do të mbahen zgjedhjet nuk do të ketë mundësi të fle nëpër shtëpi  të qytetarëve dhe nuk të ketë kohë të përqafojë lisa.

Lexo edhe:

Vlora Çitaku apo një emër tjetër për president? Ganimete Musliu flet pak për ‘sekretin’ e madh

“Duhet me pa përtej Podujevës. Zgjedhjet lokale që do të mbahen në gjithë territorin e Kosovës dhe nuk do të ketë mundësi Albin Kurti të shkojë të flejë në Podujevë siç ka ndodhur tani, apo të përqafoj lisat e Podujevës, por gara do të jetë e shpërqendruar në gjithë territorit të Kosovës”, ka thënë mes tjerash Musliu.

Ajo ka treguar, pa përmendur emra se PDK është duke bërë përgatitje të listës së kandidatëve për kryetar të komunave. /Lajmi.net/