PDK në Gjilan mbështet LDK-në në balotazh
Partia Demokratike e Kosovës dega në Gjilan ka vendosur të mbështesë kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arbër Ismajli, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Këtë e bëri të ditur ish kandidati për kryetar nga Partia Demokratike e Kosovës, Riad Rashiti. Sipas tij, ky vendim është marrë duke u udhëhequr nga interesi i përgjithshëm…
Lajme
Partia Demokratike e Kosovës dega në Gjilan ka vendosur të mbështesë kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arbër Ismajli, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Këtë e bëri të ditur ish kandidati për kryetar nga Partia Demokratike e Kosovës, Riad Rashiti.
Sipas tij, ky vendim është marrë duke u udhëhequr nga interesi i përgjithshëm i qytetarëve tanë dhe nga nevoja për një ndryshim real në qeverisjen lokale, që garanton zhvillim, transparencë dhe bashkëpunim në dobi të qytetarëve e jo të interesave të ngushta politike.
“PDK Gjilan beson se bashkimi i forcave pozitive është rruga e duhur për të garantuar katër vite të qëndrueshme, me vizion dhe përgjegjësi për qytetin tonë. Ne jemi të bindur se Arbër Ismajli do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Gjilanit, me një qeverisje që do të punojë për zhvillim ekonomik, investime në infrastrukturë, arsim cilësor dhe mirëqenie sociale”, ka shkruar Rashiti.