PDK mban Kuvendin e parë zgjedhor në Gjermani, Shahin Dervishaj zgjedhet kryetar i degës

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot Kuvendin e parë zgjedhor në Gjermani, saktësisht në qytetin Baden Württemberg. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se kryetar i degës është zgjedhur Shahin Dervishaj. “Në Baden Württemberg, me pjesëmarrjen e qindra delegatëve, mbajtëm Kuvendin e parë zgjedhor në Gjermani. Shahin Dervishaj u zgjodh me unanimitet Kryetar…

Lajme

07/07/2024 18:57

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot Kuvendin e parë zgjedhor në Gjermani, saktësisht në qytetin Baden Württemberg.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se kryetar i degës është zgjedhur Shahin Dervishaj.

“Në Baden Württemberg, me pjesëmarrjen e qindra delegatëve, mbajtëm Kuvendin e parë zgjedhor në Gjermani. Shahin Dervishaj u zgjodh me unanimitet Kryetar i Degës së PDK-së parë, nga gjashtë sa kemi në këtë shtet. Edhe ky Kuvend, sikur në të gjitha shtetet e tjera ku i kemi themeluar deri tash degët tona në mërgatë, rikonfirmoi mobilizimin e madh dhe rritjen e pandalshme të Partisë Demokratike të Kosovës kudo ku jetojnë bashkëatdhetarët tanë”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka falënderuar mërgimtarët për organizimin.
“Falënderoj të gjithë mërgimtarët për angazhimin dhe mbështetjen e Këshillit Iniciues dhe Komisonit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, që rezultoi me një organizim të shkëlqyeshëm të këtij Kuvendi, që zgjodhi edhe Këshillin Drejtues të Degës. Në misionin tonë për ta kthyer Kosovën në rrugën e duhur dhe të denjë për ëndrrat e fëmijëve tanë – do të jemi gjithmonë bashkë”, ka shtuar ndër të tjera ai.
Postimi i plotë: