PD protestë kundër qeverisë, të rinjtë hedhin tymuese

Mbështetës të rinj dhe simpatizantë të Partia Demokratike kanë nisur sot protestën e radhës kundër qeverisë.

Lajme

21/12/2015 12:30

Kjo është protesta e 3 e opozitës brenda një harku kohor prej 2 javësh që prej protestës së 8 dhjetorit përpara kryeministrisë dhe asaj të 17 dhjetorit përpara Parlamentit.

Protesta e sotme drejtohet nga të rinjtë e PD, të cilët kundërshtojnë ligjin e arsimit të lartë. Kreu i FRPD, Belind Këlliçi mbajti fjalën e parë, ku i bëri thirrje kryeministrit Rama që të ikë nga qeveria. Kreu i FRPD tha se të rinjtë do të jeni gjithmonë në sheshe dhe protesta derisa të largohet Rama.

Ndërsa skenari është i njëjtë me atë të 17 dhjetorit, ku deputetet e PD do të vijojnë debatet dhe diskutimet në Parlament.

Protestuesit mbajnë vuvuzela dhe pankarta në duar kundër qeverisë. Ata kanë hedhur dhe shashka e tymuese.

Basha i bashkohet protestuesve

Kreu i PD, Lulzim Basha, i shoqëruar edhe nga koordinatorja për marrëdhëniet me publikun Grida Duma është nisur nga selia e PD për t’ju bashkiar protestës së të rinjve përpara Parlamentit. Basha ka përshkruar në këmbë rrugën nga selia e PD deri tek Parlamenti, ku është përshëndetur edhe nga kalimtarë të rastit.

Tabaku: PD partia e të rinjve, të cilët duhet të vendosin

“Sot rinia ndodhet në gjendjen e saj më të vështirë. 35% e të rinjve janë pa punë. Kjo qeveri ka rritur taksat për ata që janë të arsimuar. Sot të rinjtë nuk janë në qeveri sepse qeverisin kriminelët. Sot të rinjtë duhet të vendosin dhe për këtë arsye PD ka një hapësirë për të rinjtë, që ata të punësohen. Ne jemi partia e rinisë. PD ka bërë shumë gabime, prandaj jemi edhe në opozitë, pro ne kemi vendosur në qendër të vëmendjes të rinjtë. Ne i themi jo të gjithave modeleve të vjedhjes dhe korrupsionit. Ne jemi për të rinjtë arsimuar dhe të rinj si ju që nesër do të vendosen.”

Fabjan Topallaj: Refuzojmë të qeverisemi nga të paaftët

“Ne ju bëjmë thirrje sot, ejani sot ta ndalojmë derisa thika nuk ka mbërritur në palcë. Nuk mund të tolerojmë që të cenohen të drejtat themelore të njeriut. Jemi ne që duam një shtet demokratik, që funksionon dhe sjell progres. Jemi ne që refuzojmë të qeverisemi nga të paarsimuarit dhe nga një grup hajdutësh. Jemi ne që refuzojmë gjendjen aktuale të Shqipërisë. Ne po protestojmë në mënyrë paqësore. Ne kemi dalë për të ardhmen e familjeve tona. Ne jemi shumica dhe do ta ndalojmë këtë qeveri të marrë që na ka rënë për pjesë.”

“Le t’ju dëgjojmë “Rama ik” për të gjithë studentët që nuk kanë mundësi edukimi për shkak të ligjit të ri të arsimit të lartë. Ramaik për të gjithë që nuk kanë mundësi të jetojnë. kauza jonë është ligji për arsimin e lartë që i ka mohuar të drejtën për të studiuar.

Sot ndodhemi përballë një qeveri që premtoi uljen e çmimit të energjisë, pro që e rriti çmimin e energjisë. Premtoi uljen e taksave, por i rriti taksat për 95% të qytetarëve. Nuk ka hapur asnjë km rrugë, nuk ka ndërtuar asnjë kopsht dhe asnjë çerdhe. Sot ndodhemi përballë një qeverie që i detyron të rinjtë të largohen nga vendi. Sot, 25 vjet pasi rinia shqiptare u çua për ndryshim, sot gjendemi prapë në shesh duke thirrur “Liri Demokraci” dhe e duam Shqipërinë si gjithë Evropa.

Rinia nuk pranon të nënshtrohet, jemi të gjithë për të bërë të mundur realizimin e ëndrrave tona në vendin tonë.

Kjo qeveri nuk promovon më vlerat, por antivlerat. Sot kemi një qeveri që akuzohet për trafik droge dhe korrupsion. Ne jemi këtu për ti thënë ndal Edi Ramës, “Rama ik” si e vetmja rrugë për shpëtimin e vendit.

Rama sajoi sot një udhëtim për të prezantuar pikturat e tij në një vend të botës. Rama nuk pranoi që të përballet sot me të rinjtë.

I dashur kryeministër nuk ke parë asgjë akoma nga FRPD, ne do të jemi këtu. Ti jaguar, ne në sheshe e protesta.”

 

10:30 Protestuesit fillojnë të hedhin tymuese dhe shashka

 

Ora 10: 20 Policia rrethon godinën e Parlamentit

 

Forcat të shumta policie kanë rrethuar godinën e Parlamentit, ndërsa protestuesit qëndrojnë përballë tyre me pankarta në duar dhe vuvuzela.

 

Ora 10:00 protestuesit nisen nga selia e PD

 

Protestuesit të cilët janë kryesisht të rinj janë mbledhur përpara selisë së PD dhe më pankarta në duar “Stop Ramës”, “Rama ik” i janë drejtuar ambienteve të jashtme përpara Kuvendit.

 

Të rinjtë mbajnë në duar pankarta të ministrave të cilët janë të shenjëstruar nga PD, si ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri apo edhe ajo e Arsimit, Lindita Nikolla.

 

Ndërkaq, protesta zhvillohet në një kohë kur Parlamenti d o të zhvillojë seanca e fundit plenarë për këtë vit.

 

Protesta fillimisht ishte parashikuar që të zhvillohej si një dubim masiv përpara kryeministrisë, por plani i demokratëve ndryshoi duke e kthyer atë në një protestë kryesisht të rinjsh.

 

Përfaqësues të kësaj force politike nga selia blu i kanë bërë thirrje të gjithë të rinjve që ti bashkohen protestës së sotme përpara Parlamentit.