PD kërkon nga Ahmeti dekorim të shesheve për ramazan e bajram

Dega e Tretë e Partisë së Drejtësie në Prishtinë, ka kërkuar nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti që të bëjë dekorimin e shesheve në Prishtinë për muajin e Ramazanit dhe Festën e Bajrmait.

Lajme

07/06/2016 13:42

Në një letër të hapur nga kjo degë, thuhet se komuna e Prishtinës ka bërë dekorime të shesheve në Prishtinë për festa të tjera, në mënyra të ndryshme dhe, sipas tyre, një gjë e tillë duhet bërë edhe për ramazan.

Kjo degë ka kërkuar nga kryetari Ahmeti që të marr hapa në këtë drejtim dhe të të ofron drejtësi përball komuniteteve fetare në kryeqytet.

Letra e plotë e degës së PD-së:

Duke u referuar nga e kaluara se Komuna e Prishtinës në vazhdimësi ka stolisur qytetin për festat e ndryshme të komuniteteve tjera fetare, duke ofruar edhe shtëpi nga druri dhe shërbime e aktivitete të ndryshme.

Dega e tretë e PD-së për Prishtinën, kërkon nga Kryetari z. Shpend Ahmeti, që edhe për muajin Ramazan apo edhe Festën e Bajramit, në mënyrë simbolike ta stolisë qytetin, apo edhe organizimin e ndonjë aktiviteti tjetër në kryeqytet, si ndonjë iftar apo vendosjen e bilbordave dhe shpërndarjen e ndihmave për familjet skamnore.

PD konsideron se organizimet e tilla nga Komuna e Prishtinës, do të përçojnë mesazh të fuqishëm në investimin e qëndrueshmërisë së tolerancës ndërfetare.

Ne si Parti e Drejtësisë presim një hap pozitiv nga Kryetari i Komunë së Prishtinë z. Shpend Ahmeti që të paktën të ofron drejtësi përball komuniteteve fetare në kryeqytet.