Pavarësisht mungesës së zyrtarizimit, Hysaj vazhdon stërvitjen me Lazion

Elseid Hysaj ende nuk është zyrtarizuar si lojtar i Lazios.

Sport

16/07/2021 14:16

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj vazhdon të jetë “pa skuadër” zyrtarisht, pasi Lazio ende nuk e ka bërë zyrtar transferimin e tij, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, “Biancocelestët” kanë publikuar stërvitjet e ditës së premte ku shihet Hysaj duke u stërvitur me transferimin e ri, Felipe Anderson, i cili erdhi nga West Ham United.

Hysaj erdhi tek Lazio me parametër zero, pasi atij i skadoi kontrata me Napolin. Ai është ribashkuar me ish-trajnerin e tij Maurizio Sarri, i cili e solli nga Empoli tek Napoli dhe pati paraqitjet më të mira për të./Lajmi.net/