Paul Pogba transferohet në Serie A

Një verë tjetër, dhe tjera spekulime në lidhje me të ardhmen e Paul Pogbas

Sport

21/08/2020 09:31

Duket se mesfushori francez pjesën më të madhe të karrierës do ta kalojë duke u transferuar sa te Manchester United, aq te Juventus.

Lojtari që në vitin 2016 i kushtoi Manchester Unitedit 105 milionë euro, raportohet se mund të rikthehet te Juventus këtë verë, përcjell lajmi.net.

‘Zonja e Vjetër’, për të rikthyer Pogban, në marrëveshjen me Manchester United mund të përfshijë lojtarë i Douglas Costa dhe Federico Bernardeschi.

Kujtojmë se Pogba vitet më të mira te karrierës i ka pasur te Juventus, duke fituar disa tituj të Serie A, diçka që nuk po arrin ta bëjë në ‘Old Trafford’./Lajmi.net/