Patrice Evra pensionohet nga futbolli
Një nga mbrojtësit e majtë më të mirë të viteve të fundit, Patrice Evra, i ka dhënë fund karrierës së tij.
Sport
Evra, i cili momentet më të mira të karrierës së tij i kaloi me skuadrën e Manchester United, ka vendosur që të shkojë në pension.
Me 21 trofe të fituara dhe 38 vite mbi supe, francezi ka vendosur t’i fus këpucet e tij në dollap, për të mos luajtur më ndeshje zyrtare.
Evra luajti edhe me fanellën e Juventus, ku fitoi disa trofe të rëndësishëm, si dhe ishte anëtar i kombëtares së Francës.
Në karrierën e tij të pasur, Evra ka fituar: 5x Premierligë, 5x Charity Shield, 3x Kupën e Ligës, 1. Ligën e Kampionëve, 1x Kupën e Botës për Klube, 2x Serie A, 2x Kupën e Italisë, 1x Superkupën e Italisë dhe 1x Kupën e Ligës së Francës.
Evra numëron 733 ndeshje të luajtura, ku ka shënuar 17 gola. Paraqitje me kombëtaren ka 81./Lajmi.net/