Pato transferohet atje ku nuk e priste askush

Alexandre Pato është afër që karrierën ta vazhdojë në Kinë.

Sport

03/01/2016 19:11

Pas bashkombasit të tij, Leite Kaka, edhe Alexandre Pato është afër që ta vazhdojë karrierën në futbollin kinez.

Pato pritet të transferohet te ekipi Tianjin Songjiang, transmeton Goal nga Yahoo Esportes.

Skuadra e tij, Corinthinans, ia ka dhënë lejen Tianjin Songjiangut për të negociuar me lojtarin, përcjell Lajmi.net.

Kjo skuadër garon në divizionin e dytë të futbollit kinez dhe drejtohet nga trajneri Wanderlei Luxemburgo.