Pato po rikthehet tek Milan
Alexandre Pato duket se është afër një rikthimi tek skuadra e Milan.
Sport
Braziliani po shihet si përforcimi i sulmit të “rosonerëve” shkruan “Calciomercato”, transmeton lajmi.net.
Milan po kërkon një lojtar sulmues dhe Leonardo është duke konsideruar rikthimin e Patos.
Braziliani besohet se është i pakënaqur tek skuadra kineze Tianjin Quanjian.
Pato gjithashtu do t’i kushtonte “rosonerëve” diçka më lirë se një rikthim i mundshëm i Zlatan Ibrahimovic. /Lajmi.net/