Pati të shtëna armësh- Policia konfiskon armë të ndryshme në Klinë, në mesin e tyre edhe AK-47 e granata dore

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e dy personave të dyshimtë në rajonin e Pejës, saktësisht në Klinë. Të dyshuarit u arrestuan për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe përdorimit të armës”. “Policia menjëherë ka shkuar nё atё lokacion dhe kanё identifikuar vendin e…

Lajme

24/03/2025 09:28

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e dy personave të dyshimtë në rajonin e Pejës, saktësisht në Klinë.

Të dyshuarit u arrestuan për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe përdorimit të armës”.

“Policia menjëherë ka shkuar nё atё lokacion dhe kanё identifikuar vendin e ngjarjes ku gjatё bisedёs me tё dyshuarin i njëjti nuk ka pranuar se ka shtёnё me armё”, ka njoftuar policia.

Pas kontrollit nga Policia janё gjetur disa gёzhoja, e mё pas janё gjetur dhe janë sekuestruar: njё armё automatike AK47, njё karikator i tё njëjtёs armё, njёqind e tetёdhjetё e tre (183) fishekë kal: 7.62×39, gjashtё gёzhoja kal:7.62×39. Nё vazhdën e hetimeve nga hetuesit e Stacionit Policor Klinё, nё tё njëjtin lokacion janё gjetur dhe janë sekuestruar: njё mortajё dore 69/40, njё karikator i AK47, tridhjetё e katёr fishekё 7.62×39 dhe nёntё fishekë kalibër i panjohur.

Tё dyshuarit, pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr të prokurorit tё shtetit, janё ndaluar pёr 48 orё./Lajmi.net/