Patetiku vajtues, Selakoviq: Do na kërkohet njohja e Kosovës, do ta anëtarësojnë në Këshillin e Evropës

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq ka thënë se Perëndimi do të kërkojë nga vendi i tij që ta njohë Kosovën.

Lajme

08/05/2022 16:22

Kjo sipas vajtuesit profesionist, Selakoviq, do të bëhet që t’i thonë presidentit rus, Vladimir Putin se nuk ka precedent ligjor.

Ai në një intervistë për RTS tha se Serbia do të luftojë për interesat e saj në Kosovë “me çdo politikë të mundshme”.

“Ne duhet të luftojmë për interesat tona në Kosovë, interesat e shtetit të Serbisë, për interesat e popullit serb, nuk e di nëse shteti ka luftuar ndonjëherë më me sukses në këtë periudhë 23 vjeçare se sa në këto 10 vjet, dhe hapësira jonë për manovrim është e pakrahasueshme”, tha ai.

“Atyre iu tingëllon bukur që t’ua shesin historinë votuesve të tyre, kjo është diçka si BE. Rusia nuk është më në Këshillin e Evropës, vendoset me shumicë të thjeshtë. Nuk është sekret, Prishtina ka në anën e saj shumicën e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, por nuk ka në anën e saj parimet që duhet t’i ketë dikush që duhet të anëtarësohet. Kushdo që mendon se do të rrimë duarkryq për shkeljen e marrëveshjeve të Uashingtonit dhe të Brukselit gabon, nuk do ta bëjmë. Çdo politikë e mundshme e mbrojtjes së interesave të shtetit të Serbisë dhe të popullit serb në Kosovë do të aktivizohet”, u shpreh Selakoviq.

Së fundmi, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë darkuar në Berlin gjatë një vizitë që zhvilluan përnjëheri atje me ftesë të kancelarit gjerman Olaf Scholz. /Lajmi.net/