Pasurohet Vidal

Të mërkurën, Juventus nuk do të takohet vetëm me Galatasarayn në Ligën e Kampionëve, por edhe me Fernando Felicevich, menaxherin e Arturo Vidalit. Mesfushori kilian pritet të nënshkruajë kontratë të re trevjeçare me Bianconerët deri më 2018. Sipas të përditshmes sportive italiane Tuttosport, me marrëveshjen e re Vidal do të përfitojë pagë më të lartë…

Sport

30/09/2013 13:15

Të mërkurën, Juventus nuk do të takohet vetëm me Galatasarayn në Ligën e Kampionëve, por edhe me Fernando Felicevich, menaxherin e Arturo Vidalit.

Mesfushori kilian pritet të nënshkruajë kontratë të re trevjeçare me Bianconerët deri më 2018.

Sipas të përditshmes sportive italiane Tuttosport, me marrëveshjen e re Vidal do të përfitojë pagë më të lartë prej 4.5 milionë eurosh në vit.

“Për Vidalin nuk ekziston asnjë problem. Vidal është mirë më ne, ka dëshirë të vazhdojë kontratën, duam t’ia plotësojmë kërkesat, por në nivelin e tij ekonomik kemi edhe futbollistë të tjerë të rëndësishëm në skuadër”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta.