Pasuria e “pafundme” e kryesuesit të Bordit të Trust-it, deklaroi mbi 140 milionë euro pasuri të paluajtshme e mbi 100 milionë skemë pensionale

Emanuel Bajra, kryesuesi i Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës është një nga më të pasurit në vend. Në deklarimin e pasurisë të vitit 2025, që e ka bërë me 2026 ai ka deklaruar një pasuri marramendëse, shkruan lajmi.net. Betëm në prona të paluajtshme, Bajra ka deklaruar 141 milionë e 760 mijë euro…

Lajme

20/04/2026 15:58

Emanuel Bajra, kryesuesi i Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës është një nga më të pasurit në vend.

Në deklarimin e pasurisë të vitit 2025, që e ka bërë me 2026 ai ka deklaruar një pasuri marramendëse, shkruan lajmi.net.

Betëm në prona të paluajtshme, Bajra ka deklaruar 141 milionë e 760 mijë euro gjithsej, apo saktësisht 350 mijë euro banesë, shtëpi në vlerë 140 milionë euro, banesë në vlerë 100 mijë euro, banesë tjetër në vlerë 800 mijë euro dhe shtëpi tjetër në vlerë 510 mijë euro.

Pasuria e tij nuk mbaron me kaq.

Ai ka deklaruar një veturë në vlerë 106 mijë e 200 euro, metale të çmuara në vlerë 45 mijë euro, bibliotekë në vlerë 594 mijë e 500 euro, orendi shtëpiake në vlerë 285 mijë euro dhe një veturë tjetër në vlerë 48 mijë e 872 euro. Të gjitha të lart përmendurat janë në pronësi të tij, ndërkaq ka deklaruar edhe metale të çmuara në vlerë 100 mijë euro në pronësi të bashkëshortes jashtë martesore dhe të tjera skemë pensionale në vlerë 108 milionë e 250 mijë e 240 euro në pronësi të përbashkët.

Emanuel Bajra ka deklaruar gjithashtu edhe aksione në tri shoqëri tregtare.

Ai ka deklaruar 13 mijë e 968 euro vlerë në kriptovaluta të ndryshme.

Emanuel Bajra, ka deklaruar edhe 16 mijë e 200 euro kursime të tij personale dhe 766 mijë e 380 euro kursim dhe të ardhura të përbashkëta.

Si pagë vjetore, Bajra ka deklaruar 22 mijë e 932 euro nga Trusti pensional ndërsa bashkëshortja jashtëmartesore ka deklaruar 13 milionë e 504 mijë e 760 paund pagë vjetore. /Lajmi.net/