Prishtinë: Babai dyshohet se sulmoi fizikisht djalin pas një mosmarrëveshjeje

Një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij pas një mosmarrëveshjeje në Prishtinë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 10 korrik 2026, rreth orës 17:00, ndërsa djali dyshohet se është sulmuar nga prindi i tij. Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.…

Lajme

11/07/2026 09:46

Një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij pas një mosmarrëveshjeje në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 10 korrik 2026, rreth orës 17:00, ndërsa djali dyshohet se është sulmuar nga prindi i tij.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

I dyshuari është shoqëruar në polici dhe është intervistuar lidhur me rastin, kurse me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt.