Pasta e dhëmbëve natyrale që iu ndihmon me zbardhjen e dhëmbëve

Tregu është plot me lloje të ndryshme të pastave të shitura nga markat e ndryshme. Të gjitha premtojnë dhëmbë të shëndetshëm dhe më të bardhë.

Lifestyle

18/12/2018 18:09

Por a keni menduar ndonjëherë të provoni diçka natyrale që nuk është e mbushur me kimikate të dëmshme?

Ekziston një lloj paste dhëmbësh që iu ndihmon të trajtoni mishrat e dhëmbëve, të keni dhëmbë më të shëndetshëm dhe të eliminoni të gjitha problemet me mishrat e dhëmbëve, transmeton lajmi.net.

Përbërësit:

– 1 lugë gjelle ksilitol (do iu nevojitet për shije)
– 3 lugë sodë buke
– 15 pika arome nenexhik ose vaji esencial
– 3 lugë vaj kokosi

Instruksionet:

Kombino të gjithë përbërësit në një tas. Ju duhet të merrni një konsistencë ngjitëse. Sigurohuni që të mbani pastën në një kavanoz xhami sapo të jetë gati. /Lajmi.net/