Pasqyra që funksionon si një iPhone gjigant (Foto/Video)

Në shikim të parë, kjo pasqyrë duket si çdo pasqyrë tjetër që mund të varni në mur. Por kjo pasqyrë në fakt është një iPhone gjigant, që mund të dërgojë mesazhe, të luajë Netflix video dhe madje t’iu porosisë edhe një Uber.

Auto & Tek

24/11/2016 15:49

Pasqyra Apple është projektuar nga Rafael Dymek, një shpikës nga New Yorku, por është e paqartë nëse ai në plan ta shes shpikjen e tij, shkruan Daily Mail.

2

Pasqyra me prekje plotësisht funksionale është e bazuar në iOS 10  nga Apple dhe me një menu të ngjashme me iPhone tjetër. Dizajni përfshin orën dhe datën në këndin e djathtë të sipërm dhe motin në këndin e majtë, transmeton syri.

3

Ikonat e aplikacioneve janë të rreshtuara në të djathtë dhe të majtë të pasqyrës. Pas 45 sekondash pasiviteti, pasqyra vihet në gjumë dhe duket si një pasqyrë normale.