Pasi u flit për një bashkëpunim, Tayna bën këtë veprim për Mozzikun

Javë më parë mundësia që dyshja të bëjnë një duet kishte fascinuar publikun.

ShowBiz

08/11/2019 09:53

Para disa javëve në media u flit shumë se Mozzik dhe Tayna shumë shpejt do sjellin një bashkëpunim, dhe së fundmi me veprimin e bërë reperja u ka dhënë një shtyrje më të madhe këtyre lajmeve, shkruan lajmi.net.

Pasi që Mozzik lansoi orë më parë këngën e tij më të re ‘Dhelpër dinake’, nuk voni shumë dhe artistja nga Prizreni e ndau këtë në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo ja bashkëngjiti edhe një shkrim ku shkruante “Skam mo debate” ku i shoti edhe disa ‘emoji’ të zjarrit. /Lajmi.net/