Pasi të shihni videon e kësaj nëne s’do i lini më fëmijët të hanë thonjtë

Dentisti nuk kishte parë asnjëherë më parë një gjë të tillë

Lifestyle

12/02/2021 14:15

Thuhet se duart janë bileta e parë e rregullsisë dhe e pastërtisë së një individi, por fatkeqësisht disa persona kanë një ves të keq, atë të ngrënies së thonjve, fenomen kryesisht i përhapur tek të vegjlit.

Edhe pse shumë prindër përpiqen t’i këshillojnë fëmijët që t’i mbajnë larg gishtat nga goja për shkak të shumë mikrobe, kjo nënë ka ndarë një rrezik shumë më të madh sesa mikrobet duke u dhënë një mësim të mirë të gjithëve.

Sara Guidry, në videon e ndarë në YouTube, tregon se djali i saj Kale, i ka mbajtur gjithmonë në gojë gishtat, por ajo kurrë nuk mund ta imagjinonte këtë.

“Duke parë në gojën Kale, vura re diçka të bardhë në mishrat e dhëmbëve”,- shkruan e ëma. “Mora një piskatore dhe e tërhoqa. Ishte thua dhe pas tij, hoqa edhe katër të tjerë.”

Pas këtij zbulimi, Sara kontrolloi të gjithë zonën e infektuar të mishrave dhe nxori 27 copë të tjerë thonjsh mes mishrave të dhëmbëve: “Po, 27 copë.  Dentisti nuk kishte parë asnjëherë më parë një gjë të tillë”, – rrëfen më tutje Sara.

Përmes kësaj videoje, Sara u jep një këshillë të gjithë prindërve për t’u treguar ç’rrezik u shfaqet fëmijëve që hanë thonjtë: “Copat e thonjve shkojnë deri në thellësi të dhëmbëve dhe dëmtojnë seriozisht shëndetin e tyre. Mos i lejoni fëmijët të hanë thonjtë “, – përfundon ajo. /Lajmi.net/