Të Infektuar: 67.906

Të Shëruar: 59.174

Të Vdekur: 1.587

Pasi ta lexoni këtë nuk do ta përdorni më iPhone jashtë kur është ftohtë

20:11 | 22 Janar 2021

Me siguri e keni përdorur telefonin jashtë gjatë këtyre ditëve edhe kur temperaturat janë regjistruar nën zero?

Edhe kur ka pasur më pak se 30% jetë bateri? Është gjëja më e keqe përdorimi në këtë situatë, megjithatë nuk jeni vetëm. Ka edhe shumë të tjerë që e bëjnë vazhdimisht këtë. Megjithatë, duhet ta dini se ka një arsye pse bateria e telefonit bie menjëherë në të ftohtë.

iPhone-t përdorin një lloj baterie që quhet Lithium-Ion, e cila gjendet në pajisjet me bateri të rikarikueshme. Sipas Battery Universe, temperaturat e ulëta “rritin rezistencën e brendshme dhe zvogëlojnë kapacitetin” e një baterie Lithium-Ion, transmeton Lajmi.net.

Apple thotë se telefonat iPhone punojnë më mirë kur temperaturat variojnë nga zero në 35 gradë celsius. Kështu, nëse do që ta ruash baterinë më gjatë, evitoje përdorimin e iPhone në motin e ftohtë. /Lajmi.net