Pasi Serbia u ankua, UEFA largon nga kampionati evropian gazetarin kosovar Arlind Sadiku
UEFA ka marrë vendim që të përjashtojë nga kampionati evropian “EURO 2024”, gazetarin nga Kosova, Arlind Sadiku. Deri tek vendim erdhi si shkak i gjestit të gazetarit Sadiku në ndeshjen Seri-Angli, e cila u zhvillua më 16 qershor, e ku ai kishte bërë me duar simbolin e shqiponjës para tifozëve serbë. Sadiku këtë reagim e…
Lajme
UEFA ka marrë vendim që të përjashtojë nga kampionati evropian “EURO 2024”, gazetarin nga Kosova, Arlind Sadiku.
Deri tek vendim erdhi si shkak i gjestit të gazetarit Sadiku në ndeshjen Seri-Angli, e cila u zhvillua më 16 qershor, e ku ai kishte bërë me duar simbolin e shqiponjës para tifozëve serbë.
Sadiku këtë reagim e kishte bërë pas koreve raciste që serbët po bënin ndaj shqiptarëve duke brohoritur “Kosova është Serbi”.
E pas kësaj, Arlind Sadiku ka deklaruar se “Kosova është zemra e Shqipërisë” dhe se nuk i bie fare “pishman” për atë gjest që sipas tij u bë në ndikim të brohoritjeve të shumta që bënin serbët.
Gjesti i bërë nga Arlind Sadiku është parë si provokim nga pala serbe e cila më pas ka kërkuar nga UEFA që të marrë masa.
Tutje merret vesh se gazetari nga Kosova tashmë ndeshjet do t’i ndjek nga larg pasi i është ndaluar hyrja në konferenca për media dhe nuk mund të raportojë sot në ndeshjen Shqipëri-Kroaci dhe as në përballjet e ekipeve të tjera në këtë kampionat./Lajmi.net/