Pasi refuzoi ta takonte, Hyseni thotë se nuk ka kërkuar takim me sekretarin Pompeo
Koordinatori i Kosovës për bisedime me Serbinë, Skender Hyseni, ka reaguar pas lajmit se sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ka refuzuar ta takojë.

Lajme
Skender Hyseni, koordinator i Kosovës për bisedimet me Serbinë, po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë ditës së sotme u raportua se sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ka refuzuar ta takojë Hysenin mirëpo, një gjë të tillë e ka përgënjeshtruar vetë Hyseni, shkruan lajmi.net.
Lexo edhe:
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Hyseni, ka thënë se nuk ka kërkuar takim me sekretarin Pompeo dhe në këtë mënyrë sipas tij, nuk ka se si të refuzohet një diçka që nuk është kërkuar.
Mirëpo Hyseni ka konfirmuar se mëngjesin e sotëm do të fillojë takimet e planifikuara. Hyseni në agjendë kishte edhe takimin me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, dhe me Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.
Lexo edhe:
Reagimi i plotë i Hysenit, pa ndërhyrje:
Për hirë të sqarimit!!!
Po lexoj në medie se gjoja është refuzuar një takim ‘imagjinar’ i imi me Sekretarin Pompeo. Nuk ka se si te refuzohet diçka qe nuk është kërkuar. Vetem një injorant apo edhe më keq, një qellimkeq, mund te lansojë spekulime dhe të pavërteta të tilla!
E pakta që mund të them është se tingëllon vërtetë qesharake dhe skajshëm joprofesional titulli pompoz se “Pompeo refuzoka të takoj Koordiantorin shteteror per dialog” kur një takim i tillë nuk është kerkuar kurrë dhe as qe do të ishte e përshtatshme te kërkohej. Që dje kam demantuar lajmet se gjoja “pritet një taki i tillë”.
Pra, është për t’u habitur se ku zihen këto spekulime, dhe pastaj bëhen spekulime zingjirore të njëpasnjëshme. /Lajmi.net/