Pasi publikoi këngën dedikuar nënës, Mozzik poston fotografinë prekëse
Mozzik është shumë aktiv me këngë të reja.
ShowBiz
Mozzik pas mesnatës ka publikuar këngën e re dedikuar personit më të shtrenjtë, nënës, shkruan lajmi.net.
Pasi publikoi këtë këngë, ai shkroi “E mbyllim këtë vit me një këngë duke i shprehur emocionet reale qe mendoj se secili varg dhe fjalë ka peshën e vet.
Nënë,kur numëroj gjërat e çmuara që kam në jetë , ty të numëroj dy herë.
Është e vetmja fjalë që shkruhet NËNË , e lexohet dashuri . #MOZZIK“.
Më pastaj, reperi ka postuar një fotografi prekëse të nënës së tij, teksa po dëgjonte këngën e Mozzik pas publikimit.
Kujtojmë që Mozzik dhe partnerja e tij, Loredana Zefi, së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të parë. /Lajmi.net/