FC Drenica ndanë rrugët me trajnerin Bylbyl Sokoli

FC Drenica ka ndarë rrugët me trajnerin Bylbyl Sokoli. Lajmin e ka bërë të ditur skuadra nga Skenderaj, përmes një njotimi zyrtar. Edhe pse ky vit ishte i suksesshëm për “profen”, ku fitoi mandatin si Deputetë i Kuvendit të Kosovës dhe si trajner e inkuadroi Drenicën në Superligë, Sokoli tashmë ka mbetur pa asnjërën pozitë.…

Sport

03/12/2025 19:30

FC Drenica ka ndarë rrugët me trajnerin Bylbyl Sokoli.

Lajmin e ka bërë të ditur skuadra nga Skenderaj, përmes një njotimi zyrtar.

Edhe pse ky vit ishte i suksesshëm për “profen”, ku fitoi mandatin si Deputetë i Kuvendit të Kosovës dhe si trajner e inkuadroi Drenicën në Superligë, Sokoli tashmë ka mbetur pa asnjërën pozitë.

Njoftim i plotë nga FC Drenica:

FC Drenica njofton opinionin se bashkëpunimi me Prof. Bylbyl Sokolin ka përfunduar në mirëkuptim të plotë dhe në frymën më korrekte të respektit profesional.

Klubi e falënderon sinqerisht Profesor Sokolin për të gjithë kontributin e dhënë, nga rikthimi në Superligë deri te puna e tij këtë sezon në komponimin dhe përgatitjen e skuadrës. Kontributi i tij mbetet i vlerësuar nga drejtuesit, futbollistët dhe çdo njeri që e do FC Drenicën.

Profesor Sokoli do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë sonë dhe do të ketë respektin më të lartë nga klubi dhe komuniteti.

FC Drenica vazhdon përpara me qartësi, profesionalizëm dhe objektiva të mëdha.
Klubi ynë është i përkushtuar të ndërtojë një projekt serioz, afatgjatë dhe me ambicie të qarta për të çuar Drenicën në arenën europiane.
FC Drenica – Me dinjitet përpara.