Pasi Burimi ngacmon Lelën, kjo e fundit tejet e shqetësuar: Dua t’ia sqaroj mirë që nuk kam pëlqim për të

Në episodet e fundit të Big Brother VIP Kosova, tensionet mes Burimit dhe Lelës janë rritur ndjeshëm. Një video e publikuar së fundmi tregon Burimin duke iu afruar te qafa Lelës, një veprim që e ka irrituar shumë atë. Pas këtij incidenti, Lela u detyrua të largohej, duke u dukur tejet e shqetësuar. Duke biseduar…

ShowBiz

27/10/2024 10:56

Në episodet e fundit të Big Brother VIP Kosova, tensionet mes Burimit dhe Lelës janë rritur ndjeshëm.

Një video e publikuar së fundmi tregon Burimin duke iu afruar te qafa Lelës, një veprim që e ka irrituar shumë atë.

Pas këtij incidenti, Lela u detyrua të largohej, duke u dukur tejet e shqetësuar.

Duke biseduar me Anën, Lela shprehu shqetësimin e saj për situatën, duke theksuar se duhet t’i shpjegojë mirë Burimit se nuk ka asnjë lloj pelqimi për të dhe as për askënd tjetër në shtëpi.

Ajo shprehu frikën se Burimi nuk po e kupton që ajo dëshiron të ketë hapësirë dhe ta lërë të qetë.

Ndjekësit e programit në komente janë shprehur të shqetësuar për mënyrën se si po sillet ai, duke shpresuar që Lela të gjejë një zgjidhje për këtë ngacmim të padëshiruar.