Pasagjerët kontaktojnë për herë të fundit të dashurit e tyre

Pasagjerët në një udhëtim ishin të frikësuar deri në vdekje pasi që avioni u zhyt 9 km për 7 minuta.

Fun

19/09/2019 20:55

Aeroplani ishte duke fluturuar nga Atlanta e Amerikës për në Florida. Kur ndodhi incidenti, pasagjerët u njoftuan që të i lajmërojnë të dashuritë e tyre në përgatitje.

“Zoti e bekoftë kapitenin dhe udhëtarët” – një pasagjerë shkroi në rrjetin e tij social, raporton “The Independet”, transmeton lajmi.net.

“I kam shkruar gruas dhe babit tim duke i thënë që i dua shumë. I thashë nënës që e dua shumë dhe të ma përqafoj djalin tim” – vazhdoi ai.

Ai ka postuar foto brenda kabinës, ku shihen maskat e oksigjenit.

Ishte një moment tejet i vështirë, sa që pasagjerët ishin duke u përshëndetur me njëri tjetri dhe se nuk mund të merrnin frymë.

Fatmirësisht, pasagjerët u shpëtuan dhe ata janë në gjendje të mirë. /Lajmi.net/