Pas vendimit të UEFA, vjen reagimi i Man City
Manchester City ka dalur me një deklaratë zyrtare, pas vendimit të UEFA.

Sport
UEFA ka vendosur ta dënojë Manchester Cityn me dy vite mos paraqitje në Ligën e Kampionëve, si dhe me 30 milionë euro dëmshpërblim.
Pas këtij vendimi të UEFA, Man City kanë lëshuar një deklaratë zyrtare, ku kanë treguar për hapat që do t’i marrin, përcjell lajmi.net
CLUB STATEMENThttps://t.co/ueMFeLFowu
— Manchester City (@ManCity) February 14, 2020
Në deklaratën e ‘Citizens’ bëhet e ditur se klubi do të apelojë vendimin në shkallën e parë të CAS-it.
Gjithashtu, vlen të cekët se vendimi i UEFA ishte i pritshëm për zyrtarët e klubit të Manchester City. /Lajmi.net/