Pas vdekjes së 27-vjeçarit, raportohet se është shkarkuar kapiteni i Policisë në Lipjan

Kapiteni i Policisë në Lipjan, Argjend Gashi, është shkarkuar nga detyra me vendim të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Vendimi është marrë menjëherë pas rastit tragjik të vdekjes së një 27-vjeçari në këtë komunë, i cili ka nxitur reagime të gjera publike. Sipas burimeve të Dukagjinit, në vend të Gashit është emëruar Brahim…

Lajme

09/07/2025 22:43

Kapiteni i Policisë në Lipjan, Argjend Gashi, është shkarkuar nga detyra me vendim të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Vendimi është marrë menjëherë pas rastit tragjik të vdekjes së një 27-vjeçari në këtë komunë, i cili ka nxitur reagime të gjera publike.

Sipas burimeve të Dukagjinit, në vend të Gashit është emëruar Brahim Shatrolli, zyrtar policor nga Ferizaj, i cili do të marrë drejtimin e stacionit policor në Lipjan, transmeton lajmi.net.

Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan ka caktuar masën e paraburgimit ndaj pesë zyrtarëve policorë të dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” në lidhje me rastin tragjik të vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan.

Sot është mbajtur seanca e parë dëgjimore ndaj të dyshuarve, ndërsa mediat dhe avokati i familjes Zejnullahu nuk janë lejuar të marrin pjesë në sallën e gjykimit. Vendimi për paraburgim vjen pas një hetimi që ka nisur menjëherë pas ngjarjes që ka shkaktuar reagime të ashpra në opinionin publik./lajmi.net/