Pas transferimit të Ziyech, Chelsea heq dorë nga Sancho

Pas zyrtarizimit të marrëveshjes për Hakim Ziyech, Chelsea nuk duken të gatshëm t’i futen garës për Jadon Sanchon e Borussia Dortmund.

Sport

14/02/2020 10:08

‘Blutë’ e Londrës ditën e enjte kanë zyrtarizuar marrëveshjen me Ajax për transferimin e Ziyech.

Daily Star raporton se pas blerjes së Ziyech, Chelsea nuk janë të përgatitur të shpenzojnë 100 milionë euro për yllin e Dortmund, Jadon Sancho, përcjell lajmi.net.

‘Dorëzimi’ i Chelsea u bën më të lehtë rivalëve të Premierligës garën për talentin anglez.

Liverpool dhe Manchester United gjithashtu janë të interesuara për Sanchon, që duket i vendosur të ndryshojë skuadër./Lajmi.net/