Pas spekulimeve për një transferim në Juventus, Icardi zbulon të ardhmen e tij
Mauro Icardi këmbëngul se ai është i lumtur në PSG, pavarësisht spekulimeve që e lidhin atë me Juventusin dhe Romën.
Sport
Sipas mediave në Itali, ish-kapiteni i Interit është një shënjestër prej kohësh e Juventusit, dhe Roma gjithashtu po mendon ta nënshkruajë atë në verë, transmeton lajmi.net.
Icardi ishte bashkuar me PSG përfundimisht me gjigantët e Ligue 1 gjatë vitit 2020.
“Kur arrita këtu, bëra gjithçka që munda të isha në gjendje të bëja dhe të ndihmoja ekipin me golat e mi. Ishte një vit i mirë,” tha Icardi për faqen zyrtare të PSG.
“Për mua, është një nder dhe një krenari të luash për këtë klub. Ndihem mirë këtu, në një ekip të shkëlqyeshëm që fiton trofe. Kjo është ajo që një lojtar kërkon, “vazhdoi ai.
“Qëndrimi im është i njëjtë me sezonin e kaluar. Vitin e kaluar, kemi pasur një sezon të shkëlqyeshëm dhe shpresoj që në vitet në vijim të vazhdojmë të përmirësohemi dhe të fitojmë më shumë trofe”.
“Unë mendoj se ka qenë e vështirë për ne me të gjitha ndryshimet për shkak të COVID-19. Ne luajtëm dy finale të kupës dhe arritëm në finalen e Ligës së Kampionëve”.
Pavarësisht spekulimeve, Icardi nuk po mendon aspak largimin nga PSG dhe siç duket do të qëndrojë aty edhe për disa vite të tjera./Lajmi.net/