Pas Shtëpisë së Bardhë dhe Senatit, republikanët shpresojnë të fitojnë Dhomën e Përfaqësuesve
Partia Republikane po shkon drejt kontrollit të plotë të Kongresit amerikan, ndërsa i duhet të sigurojë fitoren e të paktën 6 vendeve të tjera në Dhomën e Përfaqësuesve për të marrë drejtimin e saj. Dhoma e Përfaqësuesve ka 435 ligjvënës ndërsa deri më tani republikanët kanë siguruar 212 vende, kurse demokratët 200. Nëse konfirmohet një…
Bota
Partia Republikane po shkon drejt kontrollit të plotë të Kongresit amerikan, ndërsa i duhet të sigurojë fitoren e të paktën 6 vendeve të tjera në Dhomën e Përfaqësuesve për të marrë drejtimin e saj.
Dhoma e Përfaqësuesve ka 435 ligjvënës ndërsa deri më tani republikanët kanë siguruar 212 vende, kurse demokratët 200. Nëse konfirmohet një shumicë republikane kjo i siguron Presidentit të zgjedhur Donald Trump mundësi të lehta për të miratuar legjislacione që përfaqësojnë zotimet që ka bërë gjatë fushatës.
Republikanët tanimë e kanë siguruar shumicën në Senat duke fituar 53 vende nga 100 sa ka në tërësi.
E vetmja garë deri pasditen e së shtunës, ku nuk është përcaktuar ende fituesi, është ajo për senatorin që do të përfaqësojë Arizonën. Demokrati Ruben Gallego ka epërsi prej 1.1 % kundrejt republikanes Kari Lake./VOA