Pas shpalljes së rezultateve preliminare nga KQZ, kështu do të ndahen ulëset në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës

Kur janë procesuar mbi 95 për qind të vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë 55 ulëse në Kuvendin e Kosovës, duke u konfirmuar si forca e parë politike në vend. Ky rezultat i jep asaj një epërsi të qartë ndaj partive të tjera dhe një rol kyç në formimin e institucioneve të reja, raporton…

Lajme

28/12/2025 22:34

Kur janë procesuar mbi 95 për qind të vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë 55 ulëse në Kuvendin e Kosovës, duke u konfirmuar si forca e parë politike në vend.

Ky rezultat i jep asaj një epërsi të qartë ndaj partive të tjera dhe një rol kyç në formimin e institucioneve të reja, raporton lajmi.net

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 23 mandate, një më pak krahasuar me legjislaturën e kaluar. Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka pësuar rënie më të ndjeshme, duke humbur 5 mandate: nga 20 sa kishte më parë, tani do të përfaqësohet me 15 deputetë në Kuvend.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pritet të sigurojë 7 mandate, ndërsa 20 ulëse janë të rezervuara për përfaqësuesit e komuniteteve jo-shumicë, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Duhet theksuar se këto rezultate janë paraprake, pasi në to ende nuk janë përfshirë votat me kusht dhe votat e diasporës, të cilat mund të sjellin ndryshime të lehta në përbërjen përfundimtare të Kuvendit./Lajmi.net/