Pas shkarkimit të Vlora Hysenit, Rama ia delegon kompetencat Elvis Lilës drejtor i operativës në SHISH

Kryeministri Edi Rama ka firmosur urdhrin për delegimin e përkohshëm të kompetencave administrative të drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit te drejtori i Departamentit Operativ, Elvis Lila pas shkarkimit të Vlora Hysenit ditën e djeshme. Sipas urdhrit, të siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, delegimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të zgjasë deri në emërimin…

Lajme

23/09/2026 14:05

Kryeministri Edi Rama ka firmosur urdhrin për delegimin e përkohshëm të kompetencave administrative të drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit te drejtori i Departamentit Operativ, Elvis Lila pas shkarkimit të Vlora Hysenit ditën e djeshme.

Sipas urdhrit, të siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, delegimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të zgjasë deri në emërimin e drejtorit të ri të SHISH-it.

Vendimi është marrë në zbatim të Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi për administratën dhe Shërbimin Informativ të Shtetit. Ky urdhër ka hyrë në fuqi dhe është botuar në fletoren zyrtare.