Pas rrahjes në Kuvendin zgjedhor të LDK-së në Mat, tre persona përfundojnë në polici

Pas përleshje fizike në Kuvendin zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mat, policia ka shoqëruar në stacion disa persona.

Lajme

16/06/2019 18:31

Zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për lajm.net se policia ka intervenuar menjëherë në këtë rast.

“Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje mes disa personave në shkollë në Matiqan. Menjëherë  njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të policisë në Prishtinë, kanë intervenuar dhe kanë  shoqëruar në stacion policor tre persona”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se me rastin po merren njësitet kompetente.

Theksojmë se përpos në Mat, përleshje fizike sot ka ndodhur gjatë procesit zgjedhor të LDK-së edhe në Ferizaj. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

Rrahje brutale ​në Kuvendin zgjedhor të LDK-së në Mat, s’mungojnë karriget