U kap për herë të dytë duke vozit me telefon në dorë, 200 euro gjobë dhe i merret leja shoferit

Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut ka ndaluar një shofer i cili gjatë ngasjes po përdorte telefonin në makinë. Sipas njoftimit nga policia bëhet e ditur se gjatë verifikimit, ka rezultuar se njëjti dy javë më parë ishte ndëshkuar për kundërvajtje për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të…

Lajme

06/05/2024 12:37

Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut ka ndaluar një shofer i cili gjatë ngasjes po përdorte telefonin në makinë.

Sipas njoftimit nga policia bëhet e ditur se gjatë verifikimit, ka rezultuar se njëjti dy javë më parë ishte ndëshkuar për kundërvajtje për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjetit, shkruan Lajmi.net

Po ashtu theksohet se për herë të dytë i është shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative, masa mbrojtëse marrje e patentë shoferit për tre (3) muaj.

“I merret patentë shoferi kundërvajtësit që haset duke përdor telefonin gjatë drejtimit të mjetit
Mitrovicë, 06 maj 2024
Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur kundërvajtësin (shoferin) i cili përdorte telefonin gjate drejtimit të mjetit.
Gjatë verifikimit, ka rezultuar se njëjti dy javë më parë ishte ndëshkuar për kundërvajtje për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjetit.
Në bazë të ligjit 08/L-186, neni 231, paragrafi 92, kundërvajtësit -shoferit që ka vepruar në kundërshtim me dispozitat duke folur në telefon për herë të dytë i është shqiptuar gjobë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative, masa mbrojtëse marrje e patentë shoferit për tre (3) muaj”, thuhet në njoftimin e PK-së..