Pas rasteve pozitive, Conte ka një kërkesë për lojtarët e tij
Gjatë ditës së sotme nuk është raportuar për ndonjë rast me COVID-19 në klubin e Interit.
Sport
Ditët e fundit, ‘Nerrazzurri’ ka pasur probleme të shumta me virusin COVID-19, ku madje është anuluar edhe ndeshja e paraparë të luhej sot (e shtunë) ndaj Sassuolos, transmeton lajmi.net.
Me pesë raste aktive në klub, Antonio Conte kërkon nga skuadra e tij që të mos udhëtojnë për ndeshjet me kombëtaren.
Interi janë në karantinë totale deri të dielën dhe madje as nuk po lejohen të stërviten.
Autoriteti lokal i shëndetësisë do të bëjë vlerësimin e tij të hënën, i cili mund të përfshijë lirimin e lojtarëve për të shkuar në ndeshjet me kombëtare.
Sidoqoftë, trajneri Conte thuhet se është kundër kësaj ideje, pasi ai është i etur për të mbajtur lojtarët e tij në klub./Lajmi.net/