Pas problemeve me “Babastars”, ja për çka falënderon Alberti

Këto ditë kanë qarkulluar lajme se marrëdhëniet mes anëtarëve të labelit "Babastars" janë përçarë.

ShowBiz

10/11/2017 17:56

Kjo ngase, Albert Krasniqi i cili është menaxher i disa prej reperëve të këtij grupi postoi një bisedë private me liderin e grupit, Getoar Selimi.

Në atë bisedë shihej se si Alberi e akuzonte Getin se po krijon monopol brenda grupit duke ua bërë datat e koncerteve vetëm reperëve që dëshironte ai.

Pas problemeve me grupin, Alberi ka postuar një fotografi në të cilën u shfaq bashkë me bashkëshorten e tij, Besa Gashin dhe vajzën e saj.

“Faleminderit Zot”, ka shkruar ai mbi fotografi me të cilën falënderon Zotin për çdo gjë që ka. /Lajmi.net/