Mes kërkesave për dorëheqje, Abdixhiku falënderon mbështetësit: Keni durim, do t’i tejkalojmë llogaritë e vogla

I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka reaguar përsëri pas kërkesave që ka marrë nga degë të mëdha të partisë për të dhënë dorëheqje, pas rezultatit të dobët të 7 qershorit. Ai ka thënë se në jetë duhet pasur vullnet dhe durim, pasi sipas tij të mirat vijnë pastaj. Abdixhiku…

Lajme

23/06/2026 23:35

I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka reaguar përsëri pas kërkesave që ka marrë nga degë të mëdha të partisë për të dhënë dorëheqje, pas rezultatit të dobët të 7 qershorit.

Ai ka thënë se në jetë duhet pasur vullnet dhe durim, pasi sipas tij të mirat vijnë pastaj.

Abdixhiku ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur.

“Falënderoj, nga zemra, të gjithë kryetarët e degëve, kryetarët e nëndegëve dhe gjithë ata veprimtarë të pafund, për mbështetjen e dhënë sonte. Mesazhet e juaja mbështetëse, publike e private, janë më shumë se çfarë mund të kërkoj unë dhe LDK. Të gjithë ne, jemi veçse kalimtarë në një mision shumë më fisnik; por kur rrugën se bëjmë vet, ndihemi vërtetë më njerëzisht”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai e ka ftuar anëtarësinë për durim.

“E kuptoj se anëtarësia jonë është e shqetësuar. Por sonte ju ftoj në durim. Ka momente kur padrejtësia duket më e madhe se mundi ynë; por janë pikërisht ato momente që e provojnë karakterin tonë. Ky karakter do t’i tejkalojë llogaritë e vogla; siç i ka tejkaluar gjithëherë. Ju faleminderit që jeni”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: