Martohet Besa, motra e Dafina Zeqirit

Besa Tafari, këngëtarja e njohur dhe motra e artistes Dafina Zeqiri, i ka dhënë fund beqarisë. Artistja ka zgjedhur që këtë moment të rëndësishëm ta mbajë larg syrit të publikut, duke organizuar një ceremoni intime dhe larg vëmendjes mediatike. Lajmi u bë i ditur nga Prive by Liberta Spahiu duke ndarë disa pamje nga ceremonia…

ShowBiz

22/06/2026 23:55

Besa Tafari, këngëtarja e njohur dhe motra e artistes Dafina Zeqiri, i ka dhënë fund beqarisë.

Artistja ka zgjedhur që këtë moment të rëndësishëm ta mbajë larg syrit të publikut, duke organizuar një ceremoni intime dhe larg vëmendjes mediatike.

Lajmi u bë i ditur nga Prive by Liberta Spahiu duke ndarë disa pamje nga ceremonia e dasmës.

 Në krah të saj ishte bashkëshorti, Carl Johane, me të cilin artistja ka ndërtuar historinë e saj të dashurisë po ashtu larg vëmendjes së publikut.

Çifti kishte zyrtarizuar lidhjen me fejesë në maj të vitit 2024, gjersa tani kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

 Foto: Prive by Liberta Spahiu

Publikimi i fotove dhe videove nga ceremonia ka surprizuar fansat, pasi çifti kishte arritur ta mbante këtë hap të rëndësishëm larg mediave dhe thashethemeve.

Besa ndërkaq ka kohë që nuk ndiqet në rrjete sociale me Dafinën, edhe pse ishte e pranishme në dasmën e kësaj të fundit.