Pas presionit të Trump, Coca-Cola do të lançojë pije me sheqer kallami në SHBA
Gjiganti amerikan i pijeve freskuese Coca-Cola thotë se planifikon të prezantojë një Coca-Cola të re të ëmbëlsuar me sheqer kallami në linjën e saj ekzistuese, duke konfirmuar një plan që Presidenti Donald Trump e parapriu javën e kaluar. Kompania tashmë përdor sheqer të rregullt për të ëmbëlsuar pijen e saj karakteristike Coca-Cola në shumë pjesë…

Bota
Gjiganti amerikan i pijeve freskuese Coca-Cola thotë se planifikon të prezantojë një Coca-Cola të re të ëmbëlsuar me sheqer kallami në linjën e saj ekzistuese, duke konfirmuar një plan që Presidenti Donald Trump e parapriu javën e kaluar.
Kompania tashmë përdor sheqer të rregullt për të ëmbëlsuar pijen e saj karakteristike Coca-Cola në shumë pjesë të botës, por në SHBA zakonisht ka përdorur shurup misri, një alternativë me kosto më të ulët, për dekada të tëra, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv
Sekretari i Shëndetësisë i Trump, Robert F Kennedy Jr, ka shprehur shqetësim në lidhje me rreziqet shëndetësore të shurupit të misrit, megjithëse ekspertët thonë se nuk ka arsye të qarta ushqyese për të favorizuar një ëmbëlsues mbi tjetrin.
“Ky do të jetë një veprim shumë i mirë nga ana e tyre – Do ta shihni. Është thjesht më mirë!” shkroi Trump në rrjetet sociale javën e kaluar.
Në përditësimin e saj tremujor për investitorët të martën, firma konfirmoi se do të “lançonte një ofertë të bërë me sheqer kallami amerikan” në vjeshtë.
Kompania tha se produkti i ri do të “plotësonte” linjën e saj ekzistuese, duke u ofruar më shumë zgjedhje klientëve.