Pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët e Reims shkuan të bëjnë foto me Messin
Lionel Messi bëri debutimin e tij mbrëmë më PSG-në, duke u inkuadruar në pjesën e dytë për të luajtur 26 minuta në fitoren 2-0 të skuadrës së tij ndaj Reims.
Sport
Ardhja e Messit në PSG duket se nuk i ka gëzuar vetëm tifozët parisien por të gjithë ata të Francës në përgjithësi, që tashmë shumë prej lojtarëve do të kenë fatin të luajnë kundër tij.
Pas përfundimit të ndeshjes së mbrëmshme, shumë lojtarë të Reims shkuan që të bëjnë foto me argjentinasin, ku ndër ta ishte edhe portieri i tyre, Predrag Rajkovic i cili dëshiroi që të ketë një foto djali i tij me yllin argjentinas.
Leo Messi u transferua tek PSG këtë verë nga Barcelona me parametra zero, duke nënshkruar kontratë dy-vjeçare ku do të përfitojë rreth 30 milion euro në sezon. /Lajmi.net