Pas një muaji, rikthehet sot Kuvendi i Kosovës
Pas një muaj pauzë, Kuvendi i Kosovës rikthehet sot në orën 10:00 me një seancë të re konstituive, në tentativë për të përfunduar procesin që ka ngecur që nga 15 prilli. Njoftimi është bërë në faqen zyrtare të parlamentit, ku në rend dite është një pikë, “zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radha e komunitetit…

Lajme
Pas një muaj pauzë, Kuvendi i Kosovës rikthehet sot në orën 10:00 me një seancë të re konstituive, në tentativë për të përfunduar procesin që ka ngecur që nga 15 prilli.
Njoftimi është bërë në faqen zyrtare të parlamentit, ku në rend dite është një pikë, “zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radha e komunitetit serb”.
Gjykata Kushtetuese, në vendimin e saj të plotë, ka konstatuar se “Seanca Konstituive e Kuvendit, e filluar më 15 prill 2025, nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, kishte përmbyllur seancën e kaluar më 30 gusht pa zgjedhjen e këtij nënkryetari, duke lënë procesin pezull për më shumë se një muaj.