Pas nëntë viteve merr fund dominimi i Juventusit, Inter – kampion për edicionin 2020/21

Inter Milan zyrtarisht është kampion i Seria A për edicionin 2020/21.

Sport

02/05/2021 17:00

Barazimi i Atalantas me Sassuolon, nënkupton që “Neurazzurët” të jenë kampion për këtë edicion, shkruan lajmi.net.

Inter këtë edicion ka qenë skuadër e nivelit të lartë, duke marrë parasysh se ia doli të ‘thyejë’ dominimin e Juventusit, që kishin fituar Seria A për plotë nëntë viteve radhazi.

“Kampionë”, shkroi klubi në rrjetin e tyre zyrtar në ‘Twitter’.

Ndërkohë, edhe Juventusi ka uruar skuadrën e Antonio Contes për trofeun e Seria A./Lajmi.net/